Mbretëria Saudite “nxeh” Libanin

Mbretëria Saudite “nxeh” Libanin

Arabia Saudite po i shpall luftë Libanit, deklaroi kreu i organizatës Hezbollah, për mediat libaneze. Hassan Nasrallah deklaroi se Arabia Saudite po provokon me lëvizjet e saj dhe po i shpall luftë Libanit.

Ai akuzon autoritetet në Riad, se po mbajnë nën arrest ish kryeministrin libanez, Saad al-Haririt dhe sipas tij Arabia Saudite e ka detyruar Haririn të japë dorëheqjen, në mënyrë që të shkaktojnë destabilizim dhe kaos në Liban.
Hassan Nasrallah tha në deklaratën e tij se ndalimi i Haririt nga Mbretëria Saudite, është fyerje për të gjithë libanezët dhe sipas tij ish-kryeministri duhet të kthehet menjëherë në Liban. Kreu Hezbollah, tha se dorëheqja e “detyruar” e Haririt sipas tij është jokushtetuese, sepse u bë e detyruar.

Nasrallah tha gjithashtu për mediat, se Arabia Saudite po nxit Izraelin për të sulmuar Libanin. Ndërsa nuk përjashtoi plotësisht një nxitje dhe sulm të mundshëm nga pala izraelite, u shpreh Izraeli e di fort mirë çmimin e lartë që do të paguajë, nëse godet Libanin.
Më herët Presidenti Francez, Emmanuele Macron zhvilloi një takim të papritur me princin e kurorës në Arabinë Saudite, për të ulur tensionet. Franca njihet si mbështetëse e fuqishme e Libanit, pas ky i fundit ka qënë ish koloni franceze.
Tensionet u rritën ndjeshëm mes Arabisë Saudite dhe Iranit, pas raketës balistike, që goditi territorin e Riadit Saudit. Mbretëria, akuzon qeverinë iraniane për furnzimin e rebelëve në Jemen me armë balistike që të sulmojnë koalicionin e udhëhequr Saudit.

EMISIONET