Mbreslënëse, hapet Luvri i Abu Dabit

Në Abu Dabi po bëhen përgatitjet për hapjen e muzeut më të madh historik ‘Luvri.

Muzeu mahnitës do të hapë dyert për publikun në Emiratet e Bashkuara të shtunën, më shumë se 10 vite pasi Franca ra dakord që të huazonte emrin e Luvrit në vendin e pasur, si pjesë e marrëveshjes Agence France-Museum me një vlerë prej më shumë se 1 miliardë dollarë.

Shteti i pasur me naftë kërkon të tërheqë vëmendjen drejt një tjetër aspekti të turizmit. Ai ka përdorur pasurinë e tij për ti dhënë rëndësi kulturës dhe hapja e muzeut ishin moment shumë i rëndësishën për Lindjen e Mesme.

Luvri është dizenjuar nga arkitekti Jean-Nouvel, fitues i çmimit Pritzker dhe është i rrethuar me ujë nga të gjitha anët duke dhënë një pamje mbresëlënëse për turistët.

Megjithatë, marrëveshja me Francën do të thotë se muzeu ka marrë hua një numër kryeveprash nga 13 institucione franceze, si  "La Belle Ferronniere" të Leonardo da Vinçit, një nga vetëm 15 pikturat e njohura të artistit, si dhe një autoportret i Van Gogh-it i vitit 1887 dhe "Stacioni Saint-Lazare" nga Claude Monet.



EMISIONET