Mblidhet Kuvendi i PD-së, Basha: Rama synon të çimentojë kontrollin e vet për dekada të ardhshme

Mblidhet Kuvendi i PD-së, Basha: Rama synon të çimentojë

Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike tek ish-Pallati i Kongreseve. 

Basha: "Mirënjohje për qytetarët që protestojnë për Teatrin Kombëtar, studentët që protestojnë kundër rrënimit të arsimit,respekt për ata njerëz në media dhe shoqëri civile që i japin zëra dhe inkurajim përpjekjeve.
Rinia studentore flaku plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë."

Duhet brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë morale. Duhet të krijojmë kushtet, të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të brezit të ri në politikë, ekonomi  e shoqëri.

Projekti i rilindjes, është projekt për institucionalizimin e krimit. Sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një. Një grusht njerëzish të politikës, biznesit dhe medias kontrollojnë pushtetin politik, mediatik dhe ekonomik të vendit dhe synmon të çimentojë kontrollin e vet për dekada të ardhshme

Brenda 5 vitesh Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor, politik, vuri nën kontroll ekonominë, median dhe vuri në gjumë shoqërinë civile dhe po kërkon që këto arritje të përjetësohen.

Vepra më tinzare e Edi Ramës ka qenë përçarja e njerëzve. Se gjithkush duhet të shohë interesin e tij apo të asaj se askush nuk ka çfarë i duhet nese dikush tjetër abuzohet. 

Se nuk është punë e tyre nëse qeveria prish banesat në Unazë,apo Himarë, se prishet teatri.

Propaganda i ka kthyer shqiptarët kundër njëri tjetrit"




EMISIONET