Një takim i beftë, bisedime dhe ... ndarje.

Mund të jetë ky skenari i mundshëm i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegrit, i cili ndodhet aktualisht në një takim kokë më kokë me presidentin e bardhezinjve, Andrea Agnelli, drejtorin sportiv, Fabio Paratici dhe administratorin e deleguar, Pavel Nedved.

Në takimin që natyrisht do të mbahet me dyer të mbyllura pritet të diskutohet e ardhmja e Allegrit, si dhe objektivat e ardhshëm të Juventusit, gjithmonë nëse tekniku italian mbetet në Torino. Por, sipas mediave italiane, parashikimet rreth të ardhmes së Allegrit janë të vështira për tu bërë dhe pritet me padurim fundi i këtij takimi për të mësuar më tepër.

Nëse Allegri largohet nga Juventusi, drejtuesit torinez kanë gati zëvendësuesit, me Didier Deschamps, Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola që janë gati të marrin vendin e 51 vjeçarit në Torino.

/Ora News.tv/