Mbijetesa e Tiranës, Koka: I druhem Laçit, bardheblutë pa lojtarë

Mbijetesa e Tiranës, Koka: I druhem Laçit, bardheblutë pa

Barazimi ndaj Kastriotit ka ulur optimismin te skuadra e Tiranës. Një gjë të tillë e konfirmon gazetari, Bledian Koka.

I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Koka, tifoz i bardhebluve pohoi se Tirana e ka mjaft të vështirë për të qëndruar në elitë, duke parë që në javën e ardhshme do të mas forcat me Laçin.

Një kundërshtar që sipas tij nuk do të lëshojë aspak, duke parë edhe episodin e fundit mes dy presidentëve, Pashk Laska dhe Refik Halili.

"Me sa duket situata është e dramatike por e qëndrueshme thotë Çërçilli në kulmin e bombardimeve gjermane mbi Londër. Në fakt situata është realisht tragjike. Nuk është një pikë shprese, pasi shkojmë në Laç. Laçi do i luaj të gjitha kartat e veta. Plus ndonjë kimi të madhe mes Laçit dhe Tiranës nuk ka. Duke parë edhe episodin e fundit që ndodhi mes dy presidentëve. Po nuk arrite të mundshëm rivalin tënd direkt që është Kastrioti kë do mundësh? Do mundësh Flamurtarin? Do mundësh Laçin? Dmth, këmbanat e alarmit që Mema i ra pas ndeshjes duhet t'i kishte rënë më herët. Me ata futbollistë nuk mund të arrishë askund."-tha Koka.


EMISIONET