Mbidoza e Demi Lovato: Asistenti e dinte të vdekur, truproja i shpëtoi jetën

Mbidoza e Demi Lovato: Asistenti e dinte të vdekur, truproja i shpëtoi

Këngëtarja Demi Lovato ishte në gjendje aq të keqe kur kaloi në mbidozë sa asistenti i saj mendoi se kishte vdekur. Ndërkohë një prej truprojave mund ti ketë shpëtuar jetën.

Burime për TMZ thonë se truproja e dinte se kishte emergjencë në shtëpinë e Demi rreth një javë më parë dhe kur hyri në shtëpi, asistenti i saj po bërtiste: "Ajo ka vdekur, ajo ka vdekur!"

Truproja vrapoi për tek Demi dhe kuptoi se nuk po merrte fymë. Këngëtarja kishte hemorragji dhe po rridhte gjak në jastik.

TMZ konfirmon se kishte të vjella dhe rrugët e frymëmarrjes ishin bllokuar. Truproja i dha ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca, frymë gojë më gojë që ti pastronte rrugët e ajrimit.

Sic është raportuar më parë, kur arritën mjekët i dhanë Narcan, një ilaç që çliron organizmin nga mbidoza.

EMISIONET