Mbi 7000 maturantë aplikojnë për të vazhduar studimet jashtë vendit

Mbi 7000 maturantë aplikojnë për të vazhduar studimet

Mbi 7000 maturantë aplikojnë për të vazhduar studimet jashtë vendit, ndërsa në një panair arsimi fitojnë të drejtën e studimeve në kolegje dhe universitete mbi 200 persona. Referuar kërkesave të të rinjëve, ka një rënie të trendit për të studiuar në Gjermani, nxënësit po kërkojnë të studiojnë në Londër ose Holande duke u mbështetur në bursa. 

Në një vit, mbi 7000 të rinj largohen nga Shqipëria duke vendosur të studiojnë jashtë vendit. Statistika e ministrisë së Aarsimit tregon për aplikimet, por jo realisht se sa prej tyre ia dalin të diplomohen në vendet respektive

Në panairin botëror të arsimit ku nxënësit dhe studentët njihen me programet e 35 insitucioneve të huaja, të rinjtë shqiptarë janë më të prirur  të zgjedhin universitetet në Angli ose Holandë  kryesisht në programet që lidhen me teknologji komunikimi apo ekonomik.

Arbër Gjonaj është maturantë në Tiranë dhe po njihet me programet e teknologjisë së inofmraiconit në Holandë, ku u informua se ky shtet ka politika të mira sociale për të rinj e huaj që ndjekin studimet.

Ndërsa Luka Çobo studuentë në fakultetin e histori filogjisë, dëshiron të ndjek masterinë jashtë vendit.

Ky është viti i 7 i panariri të edukimit dhe gjatë kësaj kohe janë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit, orientimit dhe këshillimit e programeve për rreth 700 studentë.

Helen Lami,  organizatore e panairit : "Vitin e kaluar 200 studentë kanë aplikuar dhe janë larguar përmes mundësive që ofroi panairi dhe 50 në shkollat e mesme. Gjatë 7 viteve që ne organizojmë aktivitete të tilla 700 të rinj kanë nisur studimet jashtë".

Kostot e një të riu për të vazhduar studimet jashtë janë të larta dhe jo gjithmonë të përballueshme për familjet, ndaj një pejsë e mirë e tyre shkojnë përmes bursave ose programeve që financojnë ekselentët. 

EMISIONET