Konkursi vjetor i këndimit të shpendëve në Tajlandë tërhoqi mijëra spektatorë nga Azia juglindore.

Mbi 1.600 zogj nga Tajlanda, Malajzia dhe Singapori morën pjesë në konkursin duke sjellë zogjtë e tyre që këndonin kundër të tjerëve.

Kafazet e zogjve vendosën në lartësinë 3 metra mbi tokë të mbajtura në një shufër metalike.

Megjithëse këndimi i zogjve mund të duket paksa kaotik, gjithçka është e organizuar.

Konkursi nuk bëhet për cilësinë e zogjve, por për sasinë e tyre.

Në konkurs, fiton zogu që do këndojë më se të tjerët në një periudhë të caktuar.

Koha matet me të një tasi kallaji dekorativ brenda një kavanoz qelqi të pastër që mbushet me ujë.

Sapo tasi mbushet me ujë, kohëmatësi i fryn bilbilit të tij duke shënuar fundin e raundit.

Raundi zgjat rreth 20 deri në 25 sekonda.

Ka katër raunde të tilla dhe një zog duhet të këndojë të paktën tre herë në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër.

/Ora News.tv/