Strategjitë e përdoruara për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi i cilësoi të dështuara. Si zgjidhje për atë që e cilësoi situatë alarmante Klosi sheh ndërtimin e landfilldeve të vogla.

Klosi: Direktiva evropiane kërkon që të kemi landfillde me të gjitha ato kushtet që duhet të realizojmë dhe po realizojmë landfillde të mëdha. Thithja e kësaj direktive kaq shpejt, ka bërë që asnjë nga landfilldet e vogla të mos plotësojë kriteret mjedisore. Duhet të kemi një trajtim më të zgjuar të paktën për një 5 vjeçar të landfilldeve më të vegjël.

Në aktivitetin për adresimin e vend depozitimit të mbetjeve, ministri foli për ndërhyrje emergjente në qytetet e vogla si dhe në fshatra, ku situata tha ai është po shqetësuese

Klosi: Urgjentisht të mendojmë se çfarë ndodh në çdo fshat, çdo qytet të vogël, çndodh në çdo qendër qarku për të shkuar drejt operatorëve masiv.

Ministri Blendi Klosi apeloi edhe qytetarët për të denoncuar ata që ndotin mjedisin.

/Ora News.tv/