4.6 milion dollarë është mbështetja financiare që ofron agjensia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar për sipërmarrjet e vogla rurale në Shqipëri. Përveç kësaj ky projekt i ndërmarrë synon krijimin e një sektori agro-ushqimor efikas, të qëndrueshëm, punësim si dhe cilësi më të mirë jetese për banorët e këtyre zonave.

Financimet janë ndër problemet më të mëdha që has 45% e popullsisë që jeton në zonat rurale.

Agjensia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar ka ofruar një buxhet prej 4.6 milion dollarë në ndihmë të fermerëve të vegjël. 

Sipas Zv.Ministrit të Financave, Erion Luçi, përfshirja e biznesit te vogel ka qene gjithmon nje problem ne aksin e kredise dhe kjo eshte nje inciative e rritjes se aktivitetit.

Erion Luçi: përfshirja e biznesit të vogël dhe deri diku të mesëm, por sidomos asaj në zonën rurale mbetet ende problem në aspektin e aksesit të kredisë. Kjo si inisiativë është një inisiativë që i shkon shumë për shtat pikërisht dhënies së një goditje dhe rritjes së aktivitetit të këtyre skemave.

Pala japoneze mbështesin fermerët duke u shrehur se ky kontribut do të fuqizojë ata dhe do të nxisë zhvillimin. Ky fond do të lëvrohet nëpërmjet Credins Invest.

Hideya Kobayashi: "Në Shqipëri ka disa sfida. Dhe ne do mundohemi që nëpërmjet kontributit tonë në këto ndërrmarje të vogla nëpër fshatra të fuqizojmë fermerët duke nxitur zhvillimin."

Ky projekt bashkëpunimi do të zgjasë për 4 vjet, i cili synon të përmirësojë jetesën e 40.000 sipërmarrësve të vegjël.

/Ora News.tv/