Mbesa e Sulejman Pitarkës përlotet nga kjo pjesë e aktorit

Mbesa e Sulejman Pitarkës përlotet nga kjo pjesë e aktorit

Eliona Pitarka është vajza provokuese e ekranit shqiptar që u bë pjesë e dashur e publikut me daljet televizive tepër të guximshme. Pas zhveshjes në edicionin e lajmeve, ajo vazhdoi me ëndrrën e saj për tu bërë aktore.

Ajo ka treguar se si është të jesh mbesa e aktorit të njohur të filmave, Sulejman Pitarka. Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, 28-vjecarja foli për pjesën teatrale që e bën të përlotet.

“Privilegj. Nuk jam mbesa tamam sepse ai është cun xhaxhai me babain tim. Kemi qenë të afërt dhe sigurisht që është privilegj. Kujtoj pjesën e tij të fundit teatrale që është ‘Pjata prej druri’ dhe sa herë që e shoh, e shijoj pafund.

Është gjëja që mbaj mend më shumë nga karriera e tij. Ai ka filma të mrekullueshëm por ajo pjesa teatrale më pëlqen më shumë. Ndoshta ngaqë është e fundit dhe emocionohem, qaj, është gjëja që më kujton më shumë atë.”

EMISIONET