Mbesa e Michael Jackson bën zbulimin tronditës

Një nga burrat që ka akuzuar Michael Jackkson për abuzim seksual në dokumentarin për Mbretin e Popit, është ekspozuar si ish i dashuri i mbesës së këngëtarit.

Wade Robson u shfaq në dokumentarin Leaving Neverland, që doli në Festivalin e Filmit Sundance në Utah muajin e kaluar (19 janar).

Por Brandi Jackson zbuloi në Twitter se kanë qenë të lidhur së bashku për 7 vite dhe se ishte i ndjeri Michael që i prezantoi me njëri-tjetrin.

"Robson dhe unë kemi qenë së bashku për më shumë se 7 vite, por këto gjëra nuk i ka thënë në dokumentar sepse do të shkatërronte çdo gjë që tha. Dhe ishte xhaxhai im Michael Jackson që nga takoi. Robson nuk është viktimë,"-shkroi ajo.

Ndërsa Wade shtoi: "Është koha të ndaloni duke thënë gënjeshtara dhe të vazhdoni të jetoni jetën tuaj."

Ajo publikoi një foto kur ishte fëmijë me Robson dhe Jackson.

Në dokumentarin 4 orë, Wade Robson dhe James Safechuck rrëfyen historinë e tyre të abuzimit seksual nga këngëtari sipas tyrë të ndodhur në vitit '90. Të dy ngritën padi civile kundër Jackson Estate pas vdekjes së Michael. Por u hodhën poshtë nga një juri në vitin 2017 pasi vendosën se  Jackson  Estate nuk mund të mbante përgjegjësi për sjelljen e këngëtarit.



EMISIONET