Mbërrin letërporosia: Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali

Mbërrin letërporosia: Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Prokuroria e Tiranës është duke përfunduar hetimet për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza dhe së shpejti çështja do t’i kaloj gjykatës. Sipas autoriteteve Italiane Thanza është i dënuar në Itali detaj që u soll ne kpk nga ONM. Ndërkohë kpk e ka cuar në 8 numrin e kryetarëve të shkarkuar të gjykatave.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili humbi detyrën pasi nuk arriti ta kalojë vetingun, do të përballet edhe me togat e zeza ku do të gjykohet për veprën penale të falsifikimit të formularëve të vetëdeklarimit.

Autoritetet italiane kanë sjellë në Prokurorinë e Tiranës letër-porosinë ku theksohet se Thanza rezulton i dënuar në këtë vend për veprën penale të vjedhjes.

Kjo e dhënë për gjyqtarin e Gjykatës më të lartë në Shqipëri, doli në pah për herë të parë në seancën e vetingut pas informacioneve të marra nga ONM.

Prokuroria në bazë të materialeve nisi procedimin ku vete Thanëza u mor në pyetje dhe pranoi faktin duke thënë se nuk e ka kryer veprën penale, por e ka marrë përsipër një veprim që ka kryer kunata e tij.

Pavarësisht kësaj dëshmie, mosdeklarimi i dënimit në formularin e dekriminalizimit ka bërë që Thanza të penalizohet. Ndërkohe Komisioni i Pavaruar i Kulifikimit të martën vendosi shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

Me këtë shkarkim shkon ne 8 numri i kryetarëve të gjykatave të shkarkuar ndërkohë KLP ka nisur komandimet e nënkryetarëve për të drejtuar gjykatat.

EMISIONET