Mbaroi muaji i Ramazanit, kosovarët vijnë për plazh në Shqipëri

Mbaroi muaji i Ramazanit, kosovarët vijnë për plazh në

Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit po shoqërohet me rritje të numrit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Shqipëri për pushime.  Fluksi në pikën kufitare të Morinit u shoqërua me shtim të personelit dhe sporteleve, por sërish pushuesit nga kosova folën për vonesa, ndaj kërkuan marrjen e masave në vazhdimësi.

Përfundimi i muajit të Ramazanit ka shtuar ndjeshëm fluksin e lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës.

Sipas të dhënave të Policisë së Kufirit, 3300 shtetas me më shumë se 640 automjete hynë nga Kosova në Shqipëri deri në orën 10:30 minuta të paradites së të shtunës.

Fluksi më i lartë u regjistrua në orët e para të mëngjesit.

Për të menaxhuar fluksin, pranë pikës së kalimit kufitar u punua me 5 sportele, por turistët folën për vonesa dhe pritje deri në 20 minuta për procedurat.

"Kur nuk ka shumë makina, më shumë po presim. Kur ka më shumë makina, i lëshojnë më shpejt. Kemi 20 minuta këtu duke pritur."

Ndërsa fluksi i lëvizjes pritet të rritet në ditët në vijim, pushuesit kosovar kërkojnë thjeshtim procedurash dhe eleminim të pritjes në kufi.

"Kjo është një lloj keqtrajtimi, shqiptarë me shqiptarë të presin 2 orë pa lidhje."

Pjesa më e madhe kishin si destinacion qytetet bregdetare për pushimin e fundjavës, ndërsa të tjerë vizita tek miq e familjarë për festën e Fiter Bajramit.

EMISIONET