Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe bëri bujë në Europë në sezonin 2016/17, ku shënoi 26 gola dhe ndihmoi ish-skuadrën e tij Monacon që të luajë në gjysmëfinalet e Champions League. Pas kësaj forme fantastike, Mbappe u transferua tek skuadra e Paris Saint Germain për një shifër prej 180 milionë euro.

Në një rrëfim për "FourFourTëo" sulmuesi 19 vjeçar ka treguar kohën kur ishte në prova te Chelsea në Angli.

Kam qenë shumë i ri atëherë, ndoshta 10 vjeç, apo 11. Shkova në Londër dhe qëndrova një javë atje. U stërvita me Chelsea dhe zhvillova një ndeshje me Charlton Athletic. Fituam 6-0. Luajta në sulm, nuk besoj që kam shënuar. Ka qenë një eksperiencë e mirë, ishte hera e parë që largohesha nga vendi dhe e shikova nga afër futbollin anglez”.-ka zbuluar Mbappe.

/Ora News.tv/