Mbappe: Pagat e futbollistëve janë të tepërta

Mbappe: Pagat e futbollistëve janë të tepërta

Pavarësisht se është një nga futbollistët më të paguar në botë, futbollisti i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe beson se ai dhe kolegët e tij kanë paga tepër të larta.

Mbappe, transferimi i të cilit nga Monaco i ka kushtuar PSG-së rreth 180 milionë euro, së bashku me Edinson Cavani dhe Neymar është lojtari më i mirë i paguar i kampionit të Francës dhe thotë se kurrë nuk kishte ëndërruar se një ditë do të fitonte kaq shumë.

“Për mua, që jam rritur në kushte modeste, pagat e tilla janë të tepërta. Është e vërtetë se pagat janë të pahijshme, por kështu është tregu. Kështu funksionon futbolli botëror. Ju vetëm duhet të dini se si ta respektoni këtë dhe të qëndroni në vendin tuaj”, tha lojtari i kombëtares së Francës.

Paga e Mbappe është vlerësuar rreth 320,000 euro në javë. Sidoqoftë, sulmuesi i ri shpesh është treguar humanitar. Sipas gazetës “L’Equipe”, fitimet nga Kupa e Botës, rreth 440.000 euro ai ia ka dhënë një fondacioni humanitar për fëmijët me nevoja të veçanta.

Deri në këtë pikë të sezonit, Mbappe ka shënuar 13 gola me Paris Saint Germain.

EMISIONET