Mbappe i kthen përgjigje Realit të Madridit

Mbappe i kthen përgjigje Realit të Madridit

Kylian Mbappe është padyshim njeriu i momentit në botën e futbollit.

Djaloshi i artë, i cili u shpall fituesi i "Topit të Artë" për të rinj shënoi një tripletë këtë të shtunë, në fitoren 9-0 që skuadra e tij PSG arriti përballë Guingamp. Pas takimit, ai u "thumbua" nga gazetarët për të ardhmen, por francezi la gjithçka të hapur.

"Ndihem shumë mirë këtu, por kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë në futboll. Unë kam një kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk është koha për të menduar për gjëra të tjera. Kjo ishte një ndeshje me ritëm dhe intensitet. Ne patëm një performancë shumë të plotë. Ky është një moment i rëndësishëm i sezonit dhe shpirti është i ndryshëm".-tha Mbappe për mediat franceze.

Për Mbappe kanë shfaqur interes skuadra si Juventus dhe Real Madrid, me italianët dhe spanjollët që shpresojnë të arrijnë te firma me francezin të shtyrë edhe nga Fair Play Financiar, e cila mund ta detyrojë PSG të shesë.

EMISIONET