Një shfaqje kozmike pritet të ndodhë sonte pas mesnatës në Tokë. Meteori i përvitshëm Perseit është duke u zhvendosur aktualisht.

Të gjithë ata që do mbajnë sytë në qiell, do arrijnë të shohin “spektakël” yjesh, që do fillojë nga mesnata e 12 gushtit dhe do zgjasë deri në orët e para të 13 gushtit.

Meteorët quhen “Perseids” sepse nuk shmangen nga yjësia Perseus dhe mund të shihen me sy të lirë kudo në botë.

Këto lloj meteorësh kthehen cdo vit në gusht. Spektakli i tyre vihet re më shumë në hemisferën veriore, ku ka më pak ndricim artificial.

Sipas NASA, këtë vit do të duken më shumë yjet pasi hëna nuk do të jetë e plotë, duke e bërë qiellin të duket më i errët.

Ekspertët besojnë se do të ketë një numët më të madh yjesh, me rreth 150 meteorë në orë.

/Ora News.tv/