Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri nuk është përfolur asnjëherë për jetën e saj personale pasi dëshiron ta mbajë private.

E ftuar në 'Why Not', moderatorja Roza Lati vuri re unazën e saj, për të cilën Anxhela rrëfeu se është dhuratë, por jo fejese.

Në lidhje me planet e martesës në të ardhmen, këngëtarja tha: "Unë nuk jam fare e fejesës. Nëse do martohem ndonjëherë, thjesht do martohem pa bërë fejesë në fillim. Nëse do jetë me njeriun e duhur, dua ta vesh. Nëse jo, nuk dua. Po edhe me atë që dua, edhe sikur të mos bëhet dasma nuk e kam problem. Në imagjinatën time, nëse do bëhet ndonjëherë do jemi 4 veta, ne të dy dhe dy të tjerë, pa muzikë."

/Ora News.tv/