Floyd Mayweather ka një ëndërr që nuk do të ishte çudi nëse do të bëhej realitet.

Kampioni amerikan ka deklaruar se atij i pëlqejnë shumë sportet ku nuk mund të mungonte futbolli dhe madje po mendon të blejë klubin anglez të Newcastle.

Por ëndrra e Meywather vijon me dëshirën për të transferuar te bardhezinjtë yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo

Newcastle më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sportet. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Cristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija “Qymyrxhijtë”, mbase mund ta bindja atë që të transferohej pikërisht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”,- deklaroi Mayweather për “Sunday Star”.

Një lajm që ka ngjallur interesimin e të gjithëve në Angli, më shumë të atyre pranë klubit të Neëcastle. Pikërisht për këtë arsye, gazeta lokale “Newcastle Chronicle” ka hetuar më thellë në lidhje me vërtetësinë e atyre që raportonte tabloidi britanik.

Nga ajo që u zbulua, mësohet se Mayweather është tërësisht i panjohur me këtë çështje dhe se për momentin nuk ka patur asnjë kontakt prej tij, apo përfaqësuesve të tij me klubin anglez, që renditet në vend të 13-të të Premier League me 32 pikë në 30 ndeshje.

/Ora News.tv/