Theresa May është shprehur se do të "shqyrtojë çdo mundësi të mundshme" për të zhbllokuar bisedimet e Brexit.

Kryeminsitrja britanike u tha deputetëve se 95% e kushteve për daljen nga BE janë pranuar, por kufiri irlandez mbetet një pikë kyçe përplasjeje.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania janë të gatshme të marrin në konsideratë zgjatjen e periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020.

May u shpreh se gjithçka duhej të përmbyllej shumë më përpara majit të vitit 2022.

Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, tha se marrëveshja e tërheqjes ishte 90% e plotë, dhe jo shifra prej 95% e dhënë nga May.

Kufiri irlandez mbetet një pengesë e madhe, tha ai në një komitet në Strasburg. Por Verhofstadt shtoi se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihej përpara samitit të BE në dhjetor.

/Ora News.tv/