Maturantët me sy nga Gjermania

Maturantët me sy nga Gjermania

Një pjesë e mirë e maturantëve të cilët iu nënshtruan provimit të radhës e shohin të ardhmen e tyre në Gjermani.

Lënda me zgjedhje ishte provimi i fundit. Testi i përbërë nga mbi 30 pyetje kishte të njëjtën kohëzgjatje, 2 orë e 30 minuta.

Në përfundim maturantët ndanë vlerësime të ndryshme për nivelin e vështirësisë.

Maturante: "Ishte nivel mesatar."

Maturant: "Ishte normal, gjëra që i kemi mësuar në shkollë. Nuk ishte shumë i ngarkuar."

Disa prej tyre tashmë janë të vendosur për degën e studimit që do të ndjekin.

Por një pjesë e konsiderueshme në vjeshtë do të lënë Shqipërinë për të vijuar studimet jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Dëshira për një arsim cilësor është arsyeja kryesore e largimit.

Maturante: "Kam investuar shumë tek gjuha gjermane. Më pëlqen të studioj jashtë për një arsim më të mirë."

Maturante: "Nuk më pëlqen shumë jetesa këtu dhe mundësitë që ju ofrohen të rinjve."

Këtë javë maturantët priten të njihen me rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë, provim të cilin e kanë cilësuar të vështirë

EMISIONET