Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të anglishtes

Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të anglishtes

Në ditën e fundit të afatit, Ministria e Arsimit ka bërë publike rezultatet e provimit të parë të maturës që është gjuha e huaj. Sipas të dhënave, nga 37 mijë maturantë rezultojnë të kenë mbetur në  klasë 460 maturantë ndërsa 7 mijë e 400 janë vlerësuar maksimalisht me notën 10.

Dy javë pas berjes së testit, 37 mijë maturanttët janë njohur në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për rezultatet  e testit të gjuhës së huaj. 

Në bazë të procedurës, çdo maturant  mund të njihet me vlerësimin  përmes numrit personal të kartës së identitetit, ndërsa vetë  Ministria shpërndau me përqindje rezultatin për mbetësit dhe ata që kanë marrë notën 10 dhe nga të cilat ka rezultuar se 463 maturantë nuk e kanë kaluar këtë testin, ndërsa 7 mijë e 400 maturantë janë vlerësuar me notën maksimale 10. 

Kalimi i testit të gjuhës së huaj në masën 99% të maturantëve ishte e pritshme nisur edhe nga fakti që vetë maturantët në përfundim të provimit në 4 qershor e vlerësuan atë të lehtë.

Në datën 20 qershor, maturantët do të zhvillojnë provimin e fundit atë të lëndës me zgjedhje, për të vijuar më pas me zgjedhjen e programeve të studimit ndërsa deri në 22 qershor pritet të njihen me rezultatet e provimit të gjuhë-letërsisë.

Shikoni rezultatet ne: Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të anglishtes


EMISIONET