Këngëtari i njohur Mateus Frroku ka pranuar se është shumë i dashuruar.

Mateus është në një lidhje prej 9 vitesh.

Ai është njohur me të dashurën e zemrës në tij mbrëmjen e 14 shkurtit gjatë një performance që po zhvillonte live.

"Në datën 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve bëjmë 9 vite bashkë. Jemi rritur bashkë. 

Vajza është nga Tirana, jemi njohur në Tiranë rastësisht në performancat e mira live në natën e Shën Valentinit edhe nuk e di pse...

Para disa ditësh po flisnim me mesazhe dhe më tha që erdhi 14 shkurti, bëjmë 9 vite ke menduar ndonjë gjë? Dhe i thashë do të presim vitin tjetër që të bëjmë 10 vjetorin."

/Ora News.tv/