Massafra apel politikës: Konsensusi, një hap para, një hap pas

Massafra apel politikës: Konsensusi, një hap para, një hap pas

Konsensusi politik arrihet duke bërë një hap para e një hap pas. Këtë mesazh i ka drejtuar Politikës shqiptare Imzot Angelo Massafra për gjetjen e një zgjidhje për krizën që po kalon vendi. Gjatë përkujtimit të 70 vjetorit të vdekjes së martirit imzot Vinçens Prennushi, Masafra theksoi jetën e tij dëshmi e të djeshmes dhe një mësim për të sotmen e të nesërmen.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkv i Mitropolitit Shkodër – Pult edhe njëherë i ka bërë apel protagonistëve të politikës shqiptare të gjejnë zgjidhjen për krizën në të cilën ndodhet vendi.

Masafra:Ata që kanë përgjegjësi për kombin tonë të ulen. Marrëveshjet të bëhen duke bërë një hap përpara dhe një hap prapa, kështu bëhet konsensusi. Lusim zotin, se shembulli i martirëve tanë që nuk iu droëzuan shejtanit.

Në përkujtimin e 70 vjetorit të vdekjes së martirit imzot Vinçens Prennushi, Masafra u ndal sërish tek braktisja e vendit, një fenomen që gjithmonë e ka mbajtur në vëmendje

Masafra: Shqiptari të duajë më shumë Shqipërinë, si martirët tanë.

Gjatë aktiviteteve të pagëzuara “Një jetë për fe e atdhe”, u prezantua edhe një libër kushtuar martirit me autor Alfred Çapalikun dhe redaktor nipin e tij Robert Prennushin.

At Vincenc Prennushi  vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit.

EMISIONET