Maskat grabisin dyqanin e operatorit telefonik në Vlorë, marrin para dhe celularë

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur mbrëmjen e sotme dyqanin e një operatori telefonik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 përgjate bulevardit Vlorë- Skelë.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit.

Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.

Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pafrekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punimet.

EMISIONET