"Mashkulli me të cilin kryej seks prej 6 vitesh refuzon të fillojë lidhje dashurie me mua"

"Mashkulli me të cilin kryej seks prej 6 vitesh refuzon të

Gabimet e të kaluarës mund të ndikojnë seriozisht në jetën dhe mendjen e njeriut. Këtë gjë e tregon letra e një vajze që është e shqetësuar pasi nuk mund të ketë lidhje dashurie me njeriun që dashuron dhe kërkon këshillën e ekspertes Deidre.

Ndonëse të dy kanë ndjenja dhe kryejnë marrëdhënie seksuale prej 6 vitesh, djali nuk pranon që të nisë diçka ndryshe.

Letra: Për gjashtë vite rradhazi, kam kryer marrëdhënie seksuale me një djalë, me të cilin po bie në dashuri. Ai nuk dëshiron lidhje dashurie me mua, por seksi me të është aq i mirë sa nuk keq dot dorë.

Ne u takuam në një festë kolegji para 10 vitesh. Patëm disa takime atëherë, por unë isha e re dhe budallaqe. Ai hoqi dorë nga unë sepse flirtova me mikun e tij më të mirë. Më pas, iu riktheva para 6 vitesh.

Zakonisht, para se të iki në punë ndalem të marr kafe dhe një mëngjes e takova në kafene. Ai më tha se ishte shpërngulur në zonën time dhe ne vendosëm të takoheshim për të pirë diçka.

Kaluam shumë mirë dhe ai më pyeti nëse mund të takoheshim sërish. Ne filluam të takonim njëri-tjetrin dhe shumë shpejt kryem marrëdhënie seksuale, që ishte e mahnitshme. Ai është 28 vjeç, unë jam 26 vjeçe dhe jemi të dy beqarë. Ai ka punë të mirë dhe familje të respektuar.

Më trajton njësoj si të më kishte të dashur. Ne të dy qeshim dhe kalojmë bukur së bashku. Më thotë gjithmonë se sa e mirë dhe e bukur jam. Mamaja ime e ka takuar dhe e pëlqen shumë. Më thotë shpesh se ne duhet të jemi bashkë.

E pyeta javën e kaluar nëse do donte të kishte një lidhje me mua dhe refuzoi. Ai tha se nuk do që të rrezikojë që kjo marrëdhënie të përfundojë keq dhe të mos më ketë më në jetën e tij. I thashë se nuk do ndodhë kurrë, por ai insiston se nuk është njeri që pëlqen lidhjet e dashurisë. Jam shumë e lënduar. E di që ai ka ndjenja për mua pasi i ka thënë miqve të mi se sa shumë më admiron. Tani ndihem keq sepse e kisha mundësinë të isha me të para disa vitesh, por shkatërrova çdo gjë.

Deidre: Ti nuk mund të kthesh kohën për të rregulluar gabimet që ke bërë para 10 vitesh. Në çdo aspekt, ato gabime nuk kanë aspak lidhje me marrëdhënien tuaj tani. Mos e fajëso veten. Ndjenjat e tij mund të kenë lidhje me eksperienca të tjera pas ndarjes.

Ai thotë se nuk do të të humbë, por nuk po bën asgjë që të të mbajë. Thuaji që po bie në dashuri me të dhe dëshiron të kesh një lidhje. Nëse ai vazhdon të të refuzojë, ti duhet të tregosh që nuk do të vazhdosh të jesh 'shoqe me përfitime'. Sa më gjatë të vazhdojë kjo gjë, aq më shumë do lëndohesh. Bëja të qartë se nëse ai nuk do një lidhje dashurie, nuk do ketë më marrëdhënie seksuale. Kjo do ta bëjë që të vihet në mendime.

EMISIONET