I dyshuari kryesore për masakrën në dy xhami në Zelandën e Re, ku u vranë 49 persona është shfaqur para gjykatës, me një akuzë të vetem, atë të vrasjes.

Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç u shfaq në bankën e të akuzuarve me rrobat e të burgosurit, raporton BBC.

Ajo që ra në sy ishte një simbol që bëri me gishta, i cili ka të bëjë me lojën e vjetër “The Circle Game” apo Loja e Rrethit.

Loja e Rrethi është një lojë e vizionit dhe e mashtrimit që kërkon aftësi motorike. Loja fillon kur një nga lojtarët ofendues krijon një rreth me gishta.

Qëllimi është mashtrimi i një personi tjetër që të shikoj atë në duar. Nëse viktima shikon dorën, ai ka humbur ndeshjen.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se autori i sulmit kishte pesë armë dhe një licencë për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke shtuar: "Ligjet tona të armëve do të ndryshojnë".

Dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje janë në paraburgim. Ndërsa asnjë nga të paraburgosurit nuk kishte një dosje penale.

Tarrant pritet që të paraqitet përsëri në gjykatë më 5 prill.

/Ora News.tv/