Masakra në Vlorë, tre djemtë që i shpëtuan plumbave të Ridvan Zykës

Masakra në Vlorë, tre djemtë që i shpëtuan plumbave

Nga familja e Besim Zykës vetëm Albi, djali i madh i cili punonte në Llogara ka arritur ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit të Ridvan Zykës. 

Pasditen e 10 gushtit  24 vjeçari ka hyrë në banesën Besimit dhe ka qëlluar me automatik duke vrarë Besim Zykaj 43 vjeç, Vasilika Zykaj 42 vjeç Sara Zykaj 16 vjeçe
dhe djalin e vogël Ledion Zykaj 8 vjeç.

Po aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Ndërsa dy të moshuarit janë vrarë në banesën e tyre. Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç jetonin në një banesë tjetër të cilin e kishin me djalin që jetonte në Greqi.

Ndërkohë në familjen e Azem Zykajt kanë shpëtuar dy djemtë e tyre. Njëri djalë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e masakrës pasi kishte shkuar në punë aty pranë, ndërsa djali tjetër jeton dhe punon  jashtë, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Policia ka arrestuar sot ne mengjes Ridvan Zykaj.



EMISIONET