Ora News ju sjell pamjet nga vendi ku u fsheh për gati 12 orë autori i masakrës të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj, Selenicë të Vlorës.

Është një vend me barishte të gjata rreth 2 km larg banesës së tij dhe banesave të viktimave të familjes Zykaj.

Rreth orës 06:30 policia pasi ka lokalizuar zonën i ka bërë thirrje të dorëzohet.

Ridvan Zykaj nuk ka bërë rezistencë. Policia ka gjetur në vendngjarje dhe armën e krimit dhe telefonin. 
 

Masakër në Vlorë/ Vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, mes tyre tre gra e 2 fëmijë




 

/Ora News.tv/