Banka e Shqipërisë do të nisë zbatimin e një strategjie të re për të rritur kreditimin në vend. Guvernatori, Gent Sejko, deklaroi se tashmë kanë nisur diskutimet me bankat dhe bizneset për të ndryshuar këtë situatë.Kreu i Bankës së Shqipërië ripërsëriti edhe njëhere se kriza politike është  rrezik për ecurinë ekonomike.

Niveli i ulët i kreditimit është kthyer në një problem serioz për ekonominë  shqiptare.

Nisur nga kjo, Banka e Shqipërisë ka nisur diskutimet me grupet e interesit për të gjetur  zgjidhje në lidhje me ngërçin e krijuar.

Sejko deklaroi se aktualisht po punohet për ndryshimet ndërsa e lidhi këtë situatë me kursin e këmbimit.

Sejko: Ndryshime rregullative të tjera ne jemi duke punuar për të stimuluar kreditimin por gjithmonë në mënyrë të kujdesshme që të mos krijojmë përsëri kredi me probleme. Në muaj në vijim ne do të vazhdojmë me Shoqatat e Bankave të bashkëpunojmë ngushtë, por dhe me Shoqatat e Biznesit në mënyrë që të vazhdojë kreditimi në ekonomi.

Guvernatori ripërsëriti edhe njëherë apelin që të krijohet stabilitet se kriza politike po dëmton ekonominë.

Sejko: Rreziqet e kahut të poshtëm mbizotërojnë horizontin e parashikimit. Ato lidhen më së shumti me pasiguritë në ambientin e jashtëm, kohëzgjatjen dhe impaktin e forcimit të kursit të këmbimit në inflacion, qëndrueshmërinë e rikuperimit të kredisë bankare dhe, së fundi, me situatën e tensionuar politike në vend.

Më herët Guvernatori Gent Sejko raportoi në Kuvend, ku vuri theksin në krijimin e politikave të qëndrueshme fiskale.

/Ora News.tv/