Martohen Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Martohen Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Dasma e shumëpritur e aktores Priyanka Chopra dhe këngëtarit Nick Jonas është realizuar të dielën.

Lajmi vjen pasi çifti u pa në shtetin indial të Rajasthan këtë javë, raporton CNN.

Nick dhe Priyanka njoftuan fejesën në gusht në një postim në Instagram.

Njoftimi erdhi pas disa javësh thashetheme se ata ishin në një lidhje.

Dhe tani duket se çifti ka lidhur nyje.

Nusja ka postuar një fotografi e veshur me fustan të bardhë e rrethuar nga shumë femra, duke nxitur thashethemet se është festa e beqarisë.

Jonas mbërriti në Indi javën e kaluar dhe çifti postoi një fotografi me miqtë dhe familjarët duke festuar Ditën e Falenderimeve në Neë Delhi.

Ata u fotografua gjithashtu duke mbërritur në aeroportin e qytetit të Jodhpurit disa ditë më parë.

Chopra dhe Jonas raportohet se janë martuar të dielën në Jodhpur.

Chopra u bë e famshme pasi hyri në industrinë e filmit indian, Bollywood, në vitin 2001. Më pas hyri në Hollywood duke luajtur rolin e një agjenteje FBI-je në "Quantico". 

Ajo gjtihashtu shkëlqeu së bashku me Zach Efron në "Baywatch" në vitin 2017.


EMISIONET