Martesa e parë brenda së njëjtës gjini në Australi ka zgjaur vetëm 48 ditë dhe përfundoi në mënyrë tragjike.

Jo Grant u martua me partneren e saj prej tetë vitesh, Jill Kindt por vdiq rreth 2 muaj më vonë.

Ato mbajtën një cermeoni në kopshtin e shtëpisë së tyre në bregun Sunshine të Australisë në verilindje, tha të mërkurën Parlamenti shtetëror i Queensland.

Ceremonia u mbajt më pak se një javë pasi Australia u bë vendi i 26-të që njohu martesën brenda të njëjtit seks.

Ato u bënë çifti i parë në Australi i martuar brenda të njëtës gjini pas kalimit të ligjit mbi barazinë gjinore në 9 dhjetor.

Dasma ishte mbajtur e fshehtë derisa u zbulua me lejen e familjes në Parlament të mërkurën.

Grant, e cila ishte nën kujdes mjeksor për shkak të një forme të rrallë kanceri vdiq më 30 janar, por lajmi u publikua vetëm dje në Parlament, raporton Daily Mail.

/Ora News.tv/