Marrin fund rregullat! Në këtë qytet mund të laheni topless në pishina

Marrin fund rregullat! Në këtë qytet mund të laheni topless

Tani femrat mund të lahen topless në pishina në Barcelonë. Autoritetet kanë konfirmuar se do të ketë disa ambiente për të gjitha ato që duan të marrin më shumë rreze.

Në një raport të publikuar në fund të qershorit, disa pishina kishin rregulla të forta për të drejtat e femrave. Për këtë arsye, zyra e këshillit kundër diskriminimit ka kërkuar që të garantohet barazi dhe të mos ndalohen femrat që duan të dalin topless.

Një zëdhënëse për këshillin e Barcelonës tha se nuk ka ndonjë rregull të shkruar që i tregon njerëzve se çfarë të veshin në pishina. Madje shtoi se diskriminimi në bazë të gjinisë është i ndaluar.

Pas kësaj, raporti kaloi në të gjitha pishinat e Barcelonës ku njoftohej se nuk pranohen rregulla rreth femrave që duan të dalin topless.

EMISIONET