Marrëveshja me BE, Kina do blejë 300 avionë Airbus

Marrëveshja me BE, Kina do blejë 300 avionë Airbus

Udhëheqësit e Francës e Gjermanisë si dhe kreu i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker u takuan në Paris me presidentin kinez Xi Jinping. Në fokus të axhendës së tyre është ruajtja e sistemit shumëpalësh të qeverisjes globale, e në veçanti klima dhe tregtia.

Zyrtarët francezë e përshkruajnë Kinën njëherësh si rivale dhe partnere, ndërkohë bëjnë thirrje që Parisi të qëndrojë vigjilent ndaj çdo përpjekjeje të Pekinit për të përvetësuar teknologji. BE-ja gjithashtu është duke hartuar një strategji mbrojtëse, sidomos për të ndaluar blerjen e kompanive që prodhojnë teknologjitë kryesore. Por nga ana tjetër europianët po përfitojë nga paqartësitë e marrëdhënieve të Kinës me Shtetet e Bashkuara dhe problemet me kompaninë Boeing.

Para takimit të kreut kinez me homologun francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kreun e Komisionit të BE-s, Jean-Claude Juncker, u nënshkruan 15 marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me vlerë të përgjithshme prej 40 miliardë eurosh, përfshirë dhe atë për blerjen e 300 avionëve Airbus.

Bashkimi Europian po përpiqet që të shtojnë trysninë ndaj Pekinit në prag të Samitit BE-Kinë i parashikuar për më 9 prill. Të frikësuar nga politika ‘përça e sundo’ e Pekinit, Brukseli po kërkon që të mbajë nën kontroll marrëveshjet dypalëshe që mund të arrihen. Në këtë kontekst, komisioneri europian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger, bëri thirrje që marrëveshja mes për aderimin e Italisë në nismën “Një Brez, një Rrugë” të Kinës të bllokohet me veto.

Ndërsa Oettinger tha se "zgjerimi i lidhjeve të transportit midis Europës dhe Azisë është në vetvete një gjë e mirë," ai shtoi se Italia duhet të marrë në konsideratë interesat e të gjitha vendeve të BE-së.

EMISIONET