Zgjidhen 6 prokurorët që do të jenë pjesë e KLP-së

Zgjidhen 6 prokurorët që do të jenë pjesë e KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është ngritur pas muajsh vonesë. Ky institucion i ri është kompletuar pas votimit të realizuar gjatë ditës së sotme nga mbledhja e prokurorëve të vendit.

Kështu, prokurorët nga prokuroritë e shkallës së parë janë përzgjedhur Gentian Osmani, Besnik Cani dhe Antonenta Sevdari.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër. Ata nuk patën konkurrent në garë dhe për pasojë u zgjodhën direkt si pjesë e KLP-së.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Me zgjedhjen e 6 anëtarëve, KLP-ja kompletohet plotësisht me 11 anëtarë, pasi më herët janë përzgjedhur 5 anëtarët e tjerë nga shoqëria civile.

EMISIONET