Marku takon Zaganjorin: Do angazhojmë të gjitha resurset për përmirësimin e hetimit

Marku takon Zaganjorin: Do angazhojmë të gjitha resurset për

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka pritur sot në një takim kryetarin e Gjykatës së LartëXhezair Zaganjori.

Gjatë diskutimeve mes tyre, Marku mësohet se e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi.

Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka garantuar se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit.

Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.



EMISIONET