Qarku i Vlorës edhe për shkak të hapësirës së madhe të vijës bregdetare është një nga qarqet me dokumentet më të shumta të falsifikuara të pronësisë. Midis porosive që dha kryeprokurorja Arta Marku gjatë analizës vjetore atje, ishte edhe verifikimi i dokumenteve të pronësisë.

Marku: Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve.

Kjo bëhet evidente edhe në sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. 

Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat.

Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara.

/Ora News.tv/