Marku: Me votën për KLP-në, treguam se ia dalim edhe kur të gjithë janë skeptikë ndaj nesh

Marku: Me votën për KLP-në, treguam se ia dalim edhe kur të

Pas mbylljes së votimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeprokurorja e përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku thekson se me votën e prokurorëve për krijimin e këtij institucioni, u hodh një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë.

Reagimi i zonjës Marku:

Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise.

Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur. 

Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne. 

Nje falenderim te veçante, ne emer te te gjithe prokuroreve edhe per perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe Ministres se Drejtesise, te cilet na nderuan me pranine dhe fjalet inkurajuese gjate pjeses se pare te procesit.

Faleminderit gjithe te ftuarve dhe te pranishmeve te tjere, si dhe perfaqesuesve te

mediave. 

Faleminderit dhe gjithe prokuroreve, kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise. Ishin ne lartesine e detyres dhe te denje per garen qe bene.

Suksese kandidateve qe u shpallen fitues. Po keshtu edhe atyre qe nuk u shpallen fitues, por qe do vazhdojne te jene mes nesh, prokuroreve te shtetit shqiptar. 

EMISIONET