Kryeministri i Malit të Zi nuk do të vijë sot në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Markoviç ishte paraparë që të takohet në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës.

 Nuk dihet data se kur Markoviç do të vizitojë Kosovën.

/Ora News.tv/