Marko Gjuriç nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Marko Gjuriç nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç nuk është lejuar të hyjë në Kosovë këtë pasdite.

Gjuriç pak pas orës 15.00, është kthyer nga vendkalimi administrativ, edhe pse vizita e tij, sipas Zyrës për Kosovë, "ishte lajmëruar siç duhet".

"Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes", tha Gjuriç në një deklaratë për Tanjugun, transmeton zeri.info.

Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, ai do të informojë publikun për arsyet e këtij dhe të të gjitha presioneve dhe shantazheve të tjera, të cilat pala serbe ishte ekspozuar sot dhe gjatë ditëve të fundit, për shkak të mosgatishmërisë për të pranuar vendimet e Prishtinës që do të ishin direkt kundër interesave serbe.

EMISIONET