Marka: Protesta e studentëve në tre trajektore

Marka: Protesta e studentëve në tre trajektore

Pedagogu Jani Marka i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se kauzat e studentëve janë fituar, duke shtuar se protesta është e ndarë në tre trajektore.

Marka: Dje protesta ishte më masive nga pikëpamja e numrave. Hartuam një Kushtetutë. Vendimet i marrin studentët. Unë kam qenë çdo ditë në protestë. Do ta ndaj protestën në tre trajektore, një të studentëve, një të qeverisë dhe një të opozitës. Sa u përket kauzave, ato janë fituar që të premten. Deri të premten, protesta ishte e qetë, masive, pa koordinime. Më pak kërkesa por të artikuluara me një zë të fortë. Vjen faza e dytë, tre ditë pushim. Fat i madh është që studentët regjistruan. Vendosin studentët. Janë me mijëra. Tashmë kjo ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.  

EMISIONET