Mario Balotelli gjen një dashuri të re në rivierën franceze

Mario Balotelli gjen një dashuri të re në rivierën franceze

Përse Mario Balotelli nuk do të ketë lidhje serioze?

Nuk ndihet ende aroma e parfumit të luleve të portokallit rreth futbollistit italian, i cili pasi u bë baba për herë të dytë me një djalë nga Clelia, duket se është 'hutuar' nga 'forma' të reja trupore.

Nëse në fushë bën të diskutohet angazhimi i tij me Nicën, në dashuri, mbetet 'në vijë të parë', duke u dashuruar me një brune, siç tregojnë fotot e të përjavshmes 'Chi'.

Ajo është një vajzë misterioze, me të cilën Balo ka 'kaluar në sulm'...

Pasi 'arkivoi' historinë me  Clelian, 26 vjeçarja që jeton në Zvicër dhe e bëri baba të Lionit, pas Pias, vajzës me Raffaella Ficon, Mario duket se është përfshirë me një vajzë e stilit 'Baywatch' në një pishinë në Montecarlo.

Mbase është pikërisht kjo vajzë që e ka mbajtur Balon larg fushës së gjelbër, i cili tani është rikthyer në stërvitje me Nicën.

Në rrjetet sociale ka publikuar vetëm foto me miq dhe vëllain Enock, me të cilin është shumë i lidhur. Mungojnë prej kohësh videot në versionin 'baba' me Pian dhe Lion...


Kliko KETU  per FOTOGALERINE

EMISIONET