Një goditje e rëndë për kampionin e peshave të rënda të versionit WBC, Deontay Wilder që u kap nga policia me marijuanë duke u dënua dhe me 60 orë shërbim në komunitet.

Një goditje kjo për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

Për më tepër që gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për 2 vitet e ardhshme.

Në qershor, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj. Pas kontrolleve të imtësishme nga punonjësit e policisë në automjetin e Wilder u gjet dhe lëndë narkotike



/Ora News.tv/