Mariah Carey është shfaqur në kopertinën e Cosmopolitan. Dhe aktroja ka folur hapur për jetën e saj gjatë intervistës

Ndërsa rrëfeu edhe sesa meshkuj ka pasur gjatë jetës së saj.

“Nuk kam pasur shumë, por kanë qenë në periudha të ndryshme. Kam qenë vetëm me 5 meshkuj gjatë jetës sime, kështu që jam paksa “e matur” krahasuar me shumë të tjerë rreth meje,”-tha këngëtarja.

Carey, e cila aktualisht është e lidhur me ish balerinin e saj Bryan Tanaka, 36-vjeç, ka qenë e martuar dy herë.

Ajo u martua me Tommy Mottola nga viti 1993 deri në vitin 1998. Dhe më pas u martua me Nick Cannon nga viti 2008 deri në 2016, me të cilin ka edhe binjakët 8-vjeçarë Monroe and Moroccan.

Këngëtari foli për marrëdhënien e saj me Mottola duke e quajtur shumë kontrollues.

“Ishte shumë kontrollues. Nuk kishte liri për mua si qenie njerëzore. Isha pothuajse e burgosur,”-rrëfeu këngëtarja.

Por kush janë meshkujt me të cilët ka fjetur Mariah Carey?

Carey nuk i rrëfeu emrat e 5 meshkujve. Por padyshim që dy prej tyre janë ish bashkëshortët e saj, Mottola dhe Cannon, gjithashtu i dashuri aktual Tanaka.

Pastaj është edhe James Packer, 51 vjeç, i cili u fejua me Mariah në janar 2016, por i dhanë fund marrëdhënies së tyre para se viti të mbyllej.

Menjëherë pas kësaj, ajo u njoh me 36-vjeçarin me të cilin është edhe sot. Ndërsa nuk dihet identiteti i mashkullit të 5-të.

/Ora News.tv/