Ishte premtuar si një Festival që do të përcillte muzikë të mirë, spektakël, magji e vlera, dhe i tillë rezultoi të ishte.

Edicioni i 56 i këngës në RTSH nisi rrugëtimin e tij me të madhin Ricardo Cocciante që u ngjit në skenën madhështore të Pallatit të Koncerteve dhe interpretoi hitin 'Margarita'.

Refreni u këngua njëzëri me publikën e sallës, që dëshmoi edhe njëherë dashurinë për muzikën italiane.

Po ashtu, nuk mungoi dueti me këngëtaren Elhaida Dani, të cilën Cocciante e shoqëroi përgjatë rrugëtimit të saj në The Voice of Italia.

Adi Krasta nuk e mbajti skenën për vetë, ai bashkëprezantoi me gazetarë të njohur shqiptarë.

Në natën e parë, ku nuk mungoi emocioni e spektakli, interpretruan 11 këngëtarë, emra të mëdhenj të muzikës shqiptare por edhe të rinj të talentuar.

Nata e dyte premton këngë të reja dhe surpriza, ndërsa Krasta do të bashkëprezantojë me disa nga drejtuesit e Festivalit në vite.




/Ora News.tv/