Marchisio drejt Monacos, agjenti: Presim sinjale nga Juventusi

Marchisio drejt Monacos, agjenti: Presim sinjale nga Juventusi

Claudio Marchisio duket se po kalon ditët e fundit si juventin.

Mesfushori 32 vjeçar është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e futbollistëve dhe shumë shpejt mund t'i japë fund aventurës tek Juventusi. Megjithatë, babai dhe njëkohësisht agjenti i yllit italian shpreson tek një qëndrim i tij në Torino.

"Ne nuk jemi në kontakte me asnjë skuadër. Po ti referohesh gazetave, Claudio është dërguar në të gjithë botën dhe nuk ka kuptim ta komentosh tani. Nuk ka asgjë të re në orën e fundit, le të shohim. Presim sinjale.

"Shpresa është që të qëndroj tek Juventusi. Ai do të donte të qëndronte, por Juventusi e trajtoi atë si një nga mesfushorët e fundit dhe tani duhet të shohim nëse klubi dëshiron të bëj vlerësime të tjera. Nëse po, do të veprojmë në përputhje me këtë, por ai është një lojtar i Juventusit.

"Nuk ka afate dhe asnjë thirrje. Nuk kemi biseduar me drejtuesit për dy arsye. E para është se Claudio është ende nënkontratë, dhe e dyta është se nuk ka asgjë të re në të dyja anët, në një mënyrë ose në tjetrën".-tha Stefano Marchisio për "IlBianconero".

Marchisio është një nga lojtarët më me eksperiencë tek Juventusi, por dëmtimet e kanë ndalur të jap më të mirën. Në këtë merkato vere për Marchisio ka shfaqur interes skuadra franceze e Monaco, që në ditët në vijim pritet të dërgoj dhe një ofertë zyrtare drejt Juventusit.

EMISIONET