Maratona e Beratit, 80 garues shqiptarë e të huaj në edicionin e 7 të aktivitetit

Maratona e Beratit, 80 garues shqiptarë e të huaj në edicionin e

80 atletë shqiptarë e të huaj morën pjesë në edicionin e 7 të gjysmëmaratonës së Beratit, një aktivitet sportiv që po kthehet në një traditë në qytetin muze.

Në Berat u mbajt edicioni i 7 i gjysmëmaratonës së qytetit muze, ku morën pjesë rreth 80 atletë nga vendi e diaspora.

Maratona u zhvillua në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore e kthim për 21 km.

Biljana Kiradijen ishte fituesja për femra, dhe Ilir Këllezi për meshkujt.

Elfi Hoxha ishte pjesëmarrësi më i ri, ndërsa 83-vjeçari Xhemal Xhemalcë, atleti më i vjetër në moshë.

Gjysmëmaratona e Beratit cilësohet si një nga organizimet më të rëndësishme sportive në qytetin muze ndërsa tashmë është kthyer në një traditë.

EMISIONET