Athina zyrtare ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit dhe të autostradës në korridorin 10.

Në një reagim, ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë thotë se kjo është një zhvillim i rëndësishëm.

Shpresojmë që kjo të nënkuptojë hapjen e një kapitulli të ri në marrëdheniet dypalëshe.

/Ora News.tv/