Maqedonia i ofron ndihmë Greqisë për përballimin e flakëve

Maqedonia i ofron ndihmë Greqisë për përballimin e

Maqedonia ofroi 6 milionë denarë, rreth 100 mijë euro ndihmë për Greqinë për të përballuar situatën pas flakëve që shkaktuan dhjetra të vdekur në Athinë.

Kryeministri Zoran Zaev postoi në Tëitter të martën se qeveria e tij do i akordojë fondin institucioneve greke që po menaxhojnë situatën për shuarjen e flakëve.

Po kështu qeveria ngriti dhe një grup monitorimi të situatës dhe për koordinim të asistencës njerëzore.

Zaev gjithashtu i përcolli dhe ngushëllimet popullit grek dhe familjeve të atyre që kanë humbur të afërmit dhe shokët e tyre.

 Ndërkohë ministria e Jashtme e Maqedonisë rekomandoi qytetarët të evitojnë udhëtimet drejt zonës së Atikës dhe atyre që janë përfshirë nga flakët.

EMISIONET